Është faza e shitjes dhe rishitjes së energjisë elektrike kryesisht në tregun e pa-organizuar (over-the-counter) ose siç njihet ndryshe tregu i marrëdhënieve dy-palëshe

mes Konsumatorit Fundor (biznes ose familjar) dhe Furnizuesit të Energjisë, i cili ose e prodhon vetë ose e blen ketë energji nga prodhues të tjerë.

Dragobia Energy Shpk është e licencuar nga ERE për të furnizuar energjinë elektrike të prodhuar nga HEC Dragobi dhe Çerem tek konsumatorët fundorë.

Është faza e shitjes dhe rishitjes së energjisë elektrike. Faza tregtimit të energjisë është një ndër hallkat më të rëndësishme pasi ndihmon në alokimin sa më të mirë të mundshëm të kërkesës dhe ofertës për këtë mall. Nëse nuk do ishte procesi i tregtimit dhe ndërmjetësimit në zinxhirin furnizimit, energjia e prodhuar nuk do

arrinte të gjente rrugën tek konsumatori final. Prodhuesit, tregtarët dhe furnizuesit e energjisë marrin pjesë në blerjen dhe shitjen e kontratave të energjisë,

shpesh në tregjet e pa-rregulluara (OTC) të energjisë elektrike ose në bursat e energjisë.

Dragobia Energy Shpk është e licencuar nga ERE për të tregtuar energjinë elektrike të prodhuar nga HEC Dragobi dhe Çerem.