DRAGOBIA ENERGY

Gener 2 ka nënshkruar kontratën koncensionare për të ndërtuar, operuar dhe transferuar hidrocentralin e Dragobisë në lumin e Valbones, në veriun e Shqipërisë. Projekti përbëhet nga dy HEC-e të vegjël. Një prej tyre ndodhet në Çerem, përrua i lumit të Valbonës, dhe tjetri në lumin e Valbonës pranë fshatit të Dragobisë. Dragobia Energy shpk., e cila zotëron HEC-in e Dragobisë dhe HEC-in Ceremi, filloi punimet e ndërtimit në shtator 2016.

Dragobia Energy Shpk ka një total kapaciteti të instaluar prej 21.9 MW dhe prodhimi vjetor i parashikuar në kontratën koncensionare është 82,097,538 KWh.

Projekti konsiston në skemën e lumit me deviacion, që do të thotë nuk do të ketë rezervuare uji apo diga dhe prodhimi i energjisë varet drejtpërdrejt nga ujerat sezonale.

Një nga avantazhet kryesore të projektit të HEC-it ështe funksionimi i tij pa patur nevojë për rezervuar uji (basen) duke krijuar kësisoj burime të qëndrueshme të energjisë së rinovueshme pa cënuar ambjentin. Një nga elementët kyc në të tilla projekte është ruajtja e padiskutueshme e një prurje ekologjike të lumit me qëllim mbrojtjen e ekosistemit, florës dhe faunës. HEC-i është projektuar në një mënyrë të tillë që të ruajë rrjedhjen ekologjike të lumit, duke patur kujdes të veçantë për peshqit dhe rrjedhën e tyre pa pengesa.

Të dy HEC-et kanë tuba nën tokë, të cilët do të marrin ujë nga tuneli për në turbinë. Vlen të theksohet se shtrati i lumit nuk thahet përgjatë segmentit të shkurtër ku uji do të devijohet. Uji i devijuar, pa asnjë ndotje apo mbetje dhe që sipas studimeve, akoma dhe më i pastër pas daljes nga tuneli, do t’i rikthehet lumit në rrjedhën e tij natyrale.

Uji do të prodhojë një nivel të konsiderueshëm energjie alternative me një impakt mjedisor minimal. Godina ku është vendosur turbina e HEC-it, është në harmoni të plotë me mjedisin përreth dhe arkitektura e saj ruan linjat tradicionale të zonës duke përdorur vetëm materiale guri. Bazuar në disa burime, si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Administrada e Informacionit të Energjisë, Autoriteti për Energjinë i Ontario-s në Kanada, është vërtetuar shkencërisht se projektet me skemën e deviacionit, kanë impaktin më të ulët në mjedis. Vlen të theksohet se zona ku do të zhvillohet projekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe serioze në kohë nga ndërhyrjet e shumta që janë bërë në të nga dora e njeriut.