Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ka renditur si një nga të drejtat më të rëndësishme të qytetarëve (konsumatorët familjarë-individë). Nga kjo deklaratë aksesi në energji është ende një problem dhe ndikon në jetën e konsumatorëve. E drejta për akses në furnizimin me energji lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e të drejtave të tjera të njeriut, duke e përfshirë edhe atë në të drejtat e njeriut. Rëndësia e kësaj të drejte i detyron shtetet të marrin të gjitha masat që qytetarët e saj ta gëzojnë dhe ta ushtrojnë lirisht, pa kufizime.
Zhvillimi i tregjeve të energjisë elektrike dhe problemet e ndryshme gjeopolitike kanë rritur dukshëm kërkesën për energji elektrike në nivel global duke nxitur politikëbërësit që të gjejnë format e duhura për të adresuar nevojat e ndryshme të konsumatorëve në një treg ku rritja e kërkesës për energji është gjithnjë e më evidente. Krahas shumë masave të ndryshme për një Agjendë të Gjelbër, për reduktimin e karbonit dhe rritjen e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme, një ndë reformat më të mëdha në vitet e fundit ka qenë liberalizimi i tregut të energjisë elektrike.
Një ndër sfidat kryesore në këtë reformë ka qenë shkëputje e biznesit (konsumatori më i madh i volumit të energjisë në çdo vend) nga detyrimi shtetëror për furnizim dhe dalja në tregun e lirë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jep mekanizmi i tregut për furnizimin me enerjgi elektrike. Në këtë kuadër edhe në Shqipëri janë marrë një sërë reformash për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Në brezin e parë të reformave (vitet 2011 – 2017) ishin bizneset korporata që u detyruan të dalin në tregun e lirë e të gjenin vetë furnizuesit dhe energjinë që u duhej, ndërkohë që në vitet e fundit ky brez është zgjeruar edhe me biznese më të vogla që konsumojnë në nivel teknsioni 35kV dhe 20 Kv.
Duke filluar që nga 1 janar 2024, mbi 2.000 biznese të mëdha e të mesme dolën në tregun e lirë dhe kanë të drejtë të nënshkruajnë një kontratë të furnizimit me energji elektrike me çdo subjekt që është i licensuar nga ERE për të ofruar këtë shërbim.
Dragobia Energy Shpk është një ndër subjektet e licensuara për të ofruar shërbimin e furnizimit me energji elektrike. Nëse doni të përfitoni nga shërbimi ynë i furnizimit me energji elektrike klikoni këtu.
Fryma e Direktivave të BE-së nënvizon domosdoshmërinë e sigurimit të tarifave transparente dhe jo-diskriminuese për aksesin në rrjete. Objektivi është garantimi i furnizimit me energji për të gjithë klientët dhe konsumatorët, aksesi në të, tarifat jo-diskriminuese, çmimet e arsyeshme, aksesi në të dhënat objektive dhe transparente të konsumit, e drejta për t’u informuar siç duhet për konsumin e tyre të energjisë.
Edhe legjislacioni në Republikën e Shqipërisë i jep një prioritet të veçantë të drejtave për informim që duhet të ketë çdo konsumator fundor (biznes ose familjar) kryesisht në lidhje me:
1. Konsumin periodik të energjisë dhe afatet kohore;
2. Procesin e faturimit të energjisë dhe afatet kohore;
3. Procesin e matjes të energjisë dhe afatet kohore;
4. Çmimet e aplikuara sipas fashave (nëse ka);
5. Njoftimet në rast avarish në sisteme apo ndërprerje të energjisë;
6. Njoftimet në rast ngjarjes së forcave madhore;
7. Procedurat e ankimimit dhe zgjidhjen e problemeve (nëse ka).
Çdo konsumator i energjisë elektrike, që ka një kontrtatë të rregullt të nënshkruar me një furnizues të licensuar të energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë, ka të drejtën të ankimohet ndaj furnizuesit kur ka pakënaqësi në zbatimin e këtij procesi.
Në çdo rast, procesi i ankimimit duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor e rregullativ, si dhe kriteret e përcaktuara në kontratën dypalëshe mes furnizuesit të energjisë elektrike dhe konsumatorit. Furnizuesi ka detyrimin ligjor që t’i ofrojë dhe lehtësojë konsumatorit mundësinë e ankimimit në të gjitha format që lejon ligji. Furnizuesi publikon në faqen zyrtare të internetit të gjitha format e kontaktit apo komunikimit duke përfshirë edhe formularin e ankimimit. Nëse doni të bëni një ankesë klikoni këtu.
Konsumatori mund të realizojë procesin e ankimimit me shkrim në të gjitha format e mundshme duke e:
1. Dorëzuar dorazi pranë zyrave qëndrore të Dragobia Energy;
2. Dorëzuar me postë rekomande pranë zyrave qëndrore të Dragobia Energy;
3. Me emailin e vënë në dispozicion publikisht nga furnizues të Dragobia Energy;
4. Plotësuar formularin elektronik të publikuar në faqen zyrtare të Dragobia Energy.
Furnizuesi ka detyrimin ligjor që të administrojë ankesën, ta kodifikojë atë dhe të procedojë për zgjidhje/sqarim. Furnizuesi duhet të njoftojë konsumatorin brenda 5 ditëve punë që kërkesa është pranuar si dhe ta informojë për kodin specifik të ankesës. Brenda 30 ditëve nga administimi i ankesës, Furnizuesi duhet të ketë adresuar problemin e ankimuar, ose t’i ketë dhënë konsumatorit të gjithë informacionin apo sqarimet e nevojshme.
Çdo konsumator ka të drejtë të drejtohet me ankesë pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në këto raste:
1. Në rast se furnizuesi, me anë të veprimeve ose mosveprimeve të ndërmarra nga ana e tij,ka shkelur dhe cënuar kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji elektrike dhe akteve të tjera që lidhen me këtë proces;
2. Kur konsumatori ka përfunduar procedurën e trajtimit të ankesave pranë furnizuesit dhe nuk mbetet i kënaqur nga përgjigja e dhënë nga furnizuesi;
3. Në rast se ankuesi nuk merr një përgjigje nga funrizuesi brenda afatit të parashikuar në standardet e cilësisë së shërbimit të miratuara nga ERE;
4.Çdo rrethanë tjetër që mund të përbëjë shkak për lindjen e një ankese të klientit ndaj furnizuesit;
5. Për më shumë informacion në lidhje me informacionin që duhet të përfshijë ankimimi në ERE, klikoni në faqen zyrtare të këtij institucioni rregullator ere.gov.al
Çdo konsumator i energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë ka edhe të drejta të tjera thelbësore që administrohen, monitorohen dhe mbikëqyren nga organet e specializuara si: