Termat e Përdorimit
Këto terma dhe kushte përdorimi aplikohen për faqen e internetit të Dragobia Energy me adresë www.dragobiaenergy.al, si edhe për të gjitha faqet e tjera që promovojnë produktet dhe shërbimet e Dragobia Energy (faqet e internetit të lidhura me biznesin tonë dhe/ose subjektet e lidhura me ne). Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni të gjitha këto kushte. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte ose ndonjë pjesë të tyre, ju lutemi të ndaloni përdorimin e kësaj faqeje në mënyrë të menjëhershme.
Ne zotërojmë të drejtat intelektuale dhe të dhënat e kësaj faqeje, përveç në rastet kur kjo është specifikuar ndryshe. Asnjë pjesë ose informacion i kësaj faqeje nuk mund të riprodhohet ose shpërndahet për përdorim tregtar ose publik, përveç nëse ju shkarkoni, shfaqni, ose printoni këtë përmbajtje vetëm në një kompjuter për përdorim personal dhe jo tregtar.
Ju lutemi të mos përdorni këtë faqe në mënyrë që mund të shkaktojë dëme për këtë faqe ose në ndonjë mënyrë tjetër që mund të jetë e dëmshme, e jashtëligjshme, ose të përfshijë mashtrim.
Deklaratë për Informacionin
Kjo faqe mund të përmbajë pasaktësi teknike dhe/ose informacione të paqëllimshme, gabime shtypjeje ose informacion jo të plotë. Megjithëse ne përpiqemi të ofrojmë informacion të saktë dhe të besueshëm, nuk garantojmë që pasaktësi të paqëllimshme, gabime ose informacion jo të plotë nuk do të ndodhin. Ne nuk do të konsiderohemi përgjegjës nëse hasni në kësaj faqe në këtë lloj pasaktësie.
Ne ofrojmë informacion për të parë nga investitorë, klientë, punonjës, kontraktorë, nënkontraktorë, furnitorë ekzistues dhe potencial, si dhe nga të gjithë vizitorët e kësaj faqeje, në mënyrë që këto palë të informohen mbi aktivitetet tona. Megjithatë, ne nuk jemi përgjegjës për vendimet që këto palë mund të marrin, të cilat mund të bazohen vetëm në informacionin e ofruar në këtë faqe. Çdo palë duhet të kryejë kërkime dhe hetime të mëtejshme për të marrë vendime të informuara.
Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar dhe hequr informacionin në Kushtet e Përdorimit, Politikën e Privatësisë, si dhe informacionin e faqes sipas nevojës sonë, pa njoftuar paraprakisht vizitorët e kësaj faqeje.